Të shtëna me armë në Zvicër, 1 i vrarë dhe 5 të plagosur

30 Gusht 2026 | 10:59

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje të rëndë, pasi u qëlluan me armë zjarri gjatë një aktiviteti në qytetin zviceran të Aaraut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së dielës, gjatë një aktiviteti muzikor ku merrnin pjesë rreth 3,500 persona. Sipas dëshmitarëve, të shtënat fillimisht u ngatërruan me fishekzjarre.

Policia kantonale e Aargaut ka konfirmuar viktimat dhe ka nisur një operacion të gjerë për identifikimin dhe kapjen e personit ose personave përgjegjës. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje për të dyshuarit.

Pamje të publikuara nga media zvicerane “Blick” tregojnë momentin kur dëgjohen rreth dhjetë të shtëna pranë vendit të ngjarjes.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën, ndërsa operacioni policor vijon. Në kërkim është përfshirë edhe një helikopter ushtarak zviceran “Super Puma”, i cili ka kryer disa fluturime mbi zonën e Aaraut.

Aarau ndodhet rreth 40 kilometra në perëndim të Cyrihut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026

Shembet rezidenca për studentë në Delhi, dhjetëra persona mbeten të bllokuar nën rrënoja

Një ndërtesë banimi pesëkatëshe është shembur në kryeqytetin indian, Delhi, duke shkaktuar një viktimë dhe duke lënë dhjetëra persona, kryesisht studentë, të dyshuar të bllokuar...
17:54 | 06/09/2026