Lajmet e fundit

Një incident fizik ka ndodhur në hapësirat e një qendre tregtare në Prishtinë, ku dy persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht komandantin e Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmetin.
Sipas informacioneve të para të Klan Kosovës, incidenti dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje lidhur me parkingun, e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike.
Burime të Klan Kosovës bëjnë të ditur se dy të dyshuarit dyshohet të jenë djem të një zyrtari tjetër policor. Megjithatë, ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Pas incidentit, në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga Stacioni Policor në Graçanicë, ndërsa më vonë në rast është përfshirë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Rasti është nën hetim, ndërsa priten të dhëna të tjera nga autoritetet.