Erdogan dhe Putin takohen më 1 shtator në Bishkek, këshilltari i Kremlinit zbardh prapaskenat e bisedimeve

29 Gusht 2026 | 11:12

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, do të takohen në Bishkek më 1 shtator për bisedime që pritet të përqendrohen në luftën në Ukrainë, Detin e Zi dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike dypalëshe, tha të premten një ndihmës i Kremlinit.

Yuri Ushakov, këshilltari i Putinit për politikën e jashtme, tha se takimi do të zhvillohet në margjinat e Samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO), i planifikuar për 31 gusht-1 shtator në kryeqytetin e Kirgistanit.

“Ka shumë çështje për të diskutuar. Sigurisht, këto përfshijnë situatën në Detin e Zi dhe çështjen ukrainase në përgjithësi”, u tha Ushakov gazetarëve.

Ai shtoi se të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë gjithashtu mënyrat për të zhvilluar më tej bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik midis Turqisë dhe Rusisë.

Ushakov tha se Putin ka planifikuar nëntë takime dypalëshe si pjesë e Samitit, duke vënë në dukje se takimet e mëdha ndërkombëtare ofrojnë një mundësi për bisedime të drejtpërdrejta midis liderëve botërorë.

Putini është planifikuar të takohet me presidentin kinez Xi Jinping më 31 gusht dhe me presidentin iranian Masud Peskov më 1 shtator.

Ai pritet gjithashtu të takohet me kryeministrin indian Narendra Modi, presidentin kazakistanez Kassym-Jomart Tokayev, kryeministrin armen Nikol Pashinyan dhe udhëheqësit e Kirgistanit, Taxhikistanit dhe Mongolisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026