Ebola vijon të përhapet në Kongo, mbi 2.800 viktima

30 Gusht 2026 | 20:16

Epidemia e virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos vazhdon të përkeqësohet, ndërsa numri i viktimave ka tejkaluar 2.800. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar mijëra raste të konfirmuara në disa provinca të vendit.

Të dhënat e fundit, të publikuara të dielën nga Ministria e Shëndetësisë, tregojnë se numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 5.945, të shpërndara në gjashtë provinca.

Nga personat e prekur nga virusi, 1.327 janë shëruar, ndërsa 896 pacientë të konfirmuar vijojnë të jenë në izolim ose po marrin trajtim në spitale.

Epidemia është përhapur në 60 zona shëndetësore në provincat Haut-Uele, Ituri, Kivu i Veriut, Kivu i Jugut, Bas-Uele dhe Tshopo. Shpërthimi u shpall zyrtarisht në mesin e muajit maj.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e llojit Bundibugyo të virusit Ebola, duke theksuar se ai po evoluon me ritme të shpejta dhe vazhdon të transmetohet.

Sipas OBSH-së, shtimi i rasteve dhe zgjerimi i zonës së prekur gjatë tre muajve të fundit përbëjnë shenja të një “rritjeje të konsiderueshme” të përmasave të epidemisë.

Në përpjekje për të frenuar transmetimin, qeveria kongoleze nisi javën e kaluar një fushatë vaksinimi. Në fazën e parë, vaksinimi po fokusohet te punonjësit shëndetësorë dhe personat që ndodhen në vijën e parë të përballjes me epideminë.

Mjeku Richard Kitenge, i cili është pjesë e ekipeve që po punojnë në terren, ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së komuniteteve në luftën kundër virusit.

Sipas tij, respektimi i masave parandaluese, bashkëpunimi me ekipet shëndetësore dhe raportimi në kohë i rasteve të dyshuara janë vendimtare për gjurmimin e virusit dhe reagimin e shpejtë ndaj rasteve të reja.

“Ebola nuk do të mposhtet me magji. Për ta ndalur atë nevojitet mbështetja dhe përfshirja e komunitetit”, deklaroi Kitenge gjatë një prononcimi për gazetarët në provincën Ituri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026