Përmbytet anija me 267 persona në bord në Qipro, të paktën 6 viktima

30 Gusht 2026 | 15:58

Një anije pasagjerësh me 267 persona në bord, 259 pasagjerë dhe tetë anëtarë ekuipazhi, është përmbysur në det, rreth katër milje detare larg portit të Kyrenias, në Qipron e Veriut. Gjashtë viktima raportohen deri tani.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Turqisë, anija kishte nisur të merrte ujë dhe ndodhej në rrezik të fundosjes. Menjëherë pas sinjalizimit është aktivizuar një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi.

Në zonë janë dërguar katër mjete detare të Rojës Bregdetare, ndërsa anija e pasagjerëve Akgunler 3 është angazhuar gjithashtu në operacion. Rojeve Bregdetare u janë bashkuar edhe pesë mjete të tjera detare dhe dy helikopterë. Për mbështetje në operacion janë angazhuar edhe gjashtë mjete të Forcave Detare turke.

Kryetari i Kyrenias, Murat Senkul, e ka përshkruar situatën si “shumë serioze”. Në një deklaratë të publikuar në Facebook, ai tha se në bord mund të kenë qenë rreth 270 persona, ndërsa autoritetet turke kanë konfirmuar shifrën prej 267 personash.

Sipas Senkul, ekipet e sigurisë bregdetare po zhvillojnë një sërë operacionesh shpëtimi me mjete të vogla lundruese, në bashkëpunim me Akgunler Express.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasagjerë që po nxirren në breg pas përmbysjes së anijes. Në port janë parë gjithashtu një helikopter dhe ambulanca, ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë punën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt

Sondazhet pas mbylljes së votimit në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt tregojnë një epërsi të thellë të AfD-së së ekstremit të djathtë, e cila, sipas parashikimeve...
18:58 | 06/09/2026

Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Groenlandën të dielën dhe të hënën, në një shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të...
17:39 | 06/09/2026

Demi sulmon për vdekje 64-vjeçaren në një festival në Spanjë (VIDEO)

Një grua 64-vjeçare vdiq të shtunën në mëngjes në qytetin Aina, Albacete, gjatë një ndeshjeje me dema si pjesë e festimeve lokale, sipas asaj që...
14:50 | 06/09/2026