Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Jeton me makthin e mafias”, thumbimet e Ramës, Fatos Lubonja i përgjigjet me të njëjtën monedhë: Nuk kemi qenë miq, por na kanë bashkuar idetë

Shkruar nga Newsbomb
“Jeton me makthin e mafias”, thumbimet e Ramës, Fatos Lubonja i
Analisti Fatos Lubonja dhe kryeministri Edi Rama

Analisti Fatos Lubonja ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, e thumboi duke thënë se ai jeton me makthin e mafias.

“Që t’ju shoh unë juve të shkoni pas berihait të Fatos Lubonjës, që jeton me makthin e mafias që kur u nda nga unë, unë nuk e pranoj. Respekt për atë si person, respekt për vuajtjet e tij të mëparshme, por mafien që ai më tregon mua, ma tregon sepse është njësoj si ata që i tregonin atij armikun e popullit”, tha Rama.

Por kjo deklaratë e kryeministrit nuk është pritur mirë nga analisti, i cili, në një dalje televizive, ka thënë se me Ramën nuk kanë qenë miq, por i kanë bashkuar idetë.

Po ashtu, sipas Lubonjës, janë pikërisht idetë ato që e kanë ndarë nga kryeministri, pasi, sipas tij, ai përqafoi mafian e ndërtimit dhe pushtetit.

Lubonja: Është në vazhdën e mënyrës së tij të komunikimit, që atje ku nuk i pëlqen, gjen armikun dhe e sulmon. E pashë pjesën kur flet për mua dhe këtu nuk dua të flas për veten, por shqetësimin që kemi si shqiptarë për mafien. Ai thotë që kur u nda me mua jeton me makthin e mafies. Nuk kam qenë ndonjëherë i bashkuar me Ramën në lidhje martesora apo miqësore, por më kanë bashkuar disa ide që kishim si intelektualë, ide që lidheshin me politikën, për shkak të autoritarizmit të Berishës, ide që lidheshin me kulturën, e me rradhë.

Tani, ai që u nda, jo nga unë, por nga idetë që kishim promovuar sëbashku është Rama, për të përqafuar mafien e ndërtimin dhe mafien e të gjithë pushtetit. Kjo është ndarja. Po bën të kundërtat e ideve që kemi promovuar si intelektualë në atë kohë. E njëjta gjë lidhur me projektin tani.

Unë isha atje dhe thashë që çfarë ka ndodhur në Zvërnec zbërthen pushtetin e Ramës që mbahet në 4 këmbë, oligarkët rreth tij, mafia, paratë e krimit të organizuar që janë bërë pjesë që lidhin oligarkinë dhe shtetin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese