Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kurti në një mendje me Ramën: Marrëdhëniet tona janë të mira, por kemi dallime në politikë

Shkruar nga Newsbomb
Kurti në një mendje me Ramën: Marrëdhëniet tona
Albin Kurti dhe Edi Rama

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka komentuar së fundmi marrëdhënien me homologun e tij, kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.

Sipas mediave vendase, Kurti ka vlerësuar marrëdhëniet me Ramën si shumë të mirë, ndërsa ka bërë me dije se qasjet politike të dy vendeve kanë disa dallime, referuar këtu çështjes së Beogradit.

“Ne kemi marrëdhënie të mira me Edi Ramën. Kjo nuk do të thotë që jemi dakord për të gjitha çështjet, veçanërisht për shembull me qëndrimin tonë ndaj Beogradit zyrtar. Ne kemi një ndjeshmëri të ndryshme, këtu ndryshojmë” është shprehur Kurti, raporton Gazeta 10.

Deklarata e Kurtit vjen pak muaj pas reagimit të Ramës i cili në një intervistë të dhënë për Deutsche Welle në shqip deklaroi se marrëdhënia e tij me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është shumë miqësore në aspektin personal, ndërsa në aspektin politik ekzistojnë dallime të pashmangshme në këndvështrime.

 “Me Albinin kam një marrëdhënie shumë miqësore në aspektin personal, por kemi dallime të pashmangshme në këndvështrime, dhe këto dallime i ndajmë në mënyrë të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Në të gjitha aspektet e bashkëpunimit me Kosovën, në bashkëpunimin ndërshtetëror, kemi bërë goxha përparim, dhe jemi duke punuar bashkërisht për një vepër madhore siç është hekurudha Durrës-Prishtinë”, u shpreh Rama në tetorin e 2025.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese