Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Humbi skedinën dhe ngriti në këmbë "Ali Demin" pas të shtënave me armë, IDENTIFIKOHET i riu, qëlloi mbrëmë me pistoletë nga "Benzi" (DETAJE-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Humbi skedinën dhe ngriti në këmbë "Ali Demin" pas
Pamje nga vendngjarja

I riu i cili hapi zjarr mbrëmjen e djeshme në zonë e “Ali Demit” duke shkaktuar panik te banorët është Amarild Xhamaqi.

Mësohet se 32-vjeçari kishte humbur bastet sportive dhe teksa ka qenë në lëvizje me makinën e tij ka qëlluar në armë duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët e rastit.

Menjëherë pas të shtënave që tronditën “Ali Demin”, blutë mbërritën në vendngjarje për të bërë të mundur neutralizmin dhe arrestimin e autorit.

Ndërsa mësohet se pas momentit të arrestimit, Xhamaqi ka refuzuar të prononcohet në lidhje me ngjarjen.

Edhe pse zgjodhi të “kyçte” gojën para Policisë, Xhamaqi është arrestuar dhe shoqëruar për në komisariat, nga ku bëhet me dije se rezulton të ketë qenë person i proceduar më parë nga “blutë”. 

Siç raporti dhe newbsomb.al mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes policia sekuestroi armën e zjarrit dhe mjetin luksoz të autorit dhe i riu u shoqërua për në komisariatin numër 1 të Tiranës.

“Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën së Ali Demit” njofton Policia.

Njoftimi i Policisë

Qëlloi me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, municion luftarak, sëbashku me automjetin.

Menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas po qëllonte me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën e Alidemit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje dhe, falë ndërhyrjes së menjëhershme, bënë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri në ajër nga automjeti i tij në zonën së Ali Demit.

Nga kontrolli në automjet u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me fishek në fole, si dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese