75 Mall Live Search
21:22 / E Diele, 06 Shtator 2026 / G T

Rey Manaj i jashtëzakonshëm, ia siguron fitoren Sivassporit

Skuadra e Sivassporit ka shënuar fitore 2:1 ndaj Antalyasporit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Ligën e Parë të Turqisë.

Fitoren skuadrës mysafire ia siguroi goli i sulmuesit shqiptar, Rey Manajt, shkruan Indeksonline

Manaj shënoi gol për 1:2 në minutën e 61’të.

Kujtojmë që sulmuesi “kuqezi” në këtë sfidë bëri edhe një asist te goli i shënuar nga Fidan.

Për Manaj ky ishte goli i gjashtë në katër xhirot e para, plus një asist./Indeksonline/