Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lushnje, ku një person ka humbur jetën.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz”, që po lëvizte me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin, duke goditur fillimisht bordurën e rrethërrotullimit. Më pas, mjeti është përplasur me një shtyllë ndriçimi dhe ka përfunduar dhjetëra metra larg vendit të përplasjes.
Si pasojë e përplasjes fatale, drejtuesi i automjetit, 43-vjeçari Ernis Xhumari, ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë pastrimin e rrugës nga mbetjet e automjetit.
