Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Aksident i rëndë në Kaninë, përplasen dy automjete me njëra-tjetrën, një person në gjendje kritike

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Kaninë, përplasen dy automjete me
Foto nga aksidenti

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Kaninës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur edhe ndërhyrja e forcave zjarrfikëse të Vlorës për të nxjerrë drejtuesin nga automjeti, pasi ai kishte mbetur i bllokuar brenda tij.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese