Vijojnë të përshkallëzohen tensionet mes SHBA dhe Iranit, teksa me sa duket përpjekjet diplomatike për paqe, nuk po i japin zgjidhje konfliktit.
Gjatë fundjavës, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) njoftoi se forcat amerikane kryen “sulme vetëmbrojtjeje” kundër radarëve iranianë dhe pikave të komandës dhe kontrollit të dronëve në zonat Goruk dhe në ishullin Kesm. Sipas CENTCOM, operacionet ishin “të matura dhe të qëllimshme” dhe erdhën si përgjigje ndaj veprimeve agresive të Iranit, përfshirë rrëzimin e një droni amerikan MQ-1.
Sipas autoriteteve amerikane, një avion luftarak neutralizoi sisteme të mbrojtjes ajrore një stacion kontrolli si edhe në dy pika kontrolli të droneve. Nga ana tjetër, Garda Revolucionare Iraniane deklaroi se, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane, lëshoi një raketë balistike kundër një baze amerikane nga e cila, sipas saj, ishin nisur operacionet ajrore, duke mos specifikuar vendndodhjen e bazës. Irani paralajmëroi gjithashtu se nëse sulmet amerikane vazhdojnë, reagimi i tij i ardhshëm do të jetë “krejtësisht ndryshe”.
Nga ana tjetër herët gjatë mëngksit ttë kësaj të hëne, Kuvajti aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore pasi raportoi sulme me raketa dhe dronë. Ky është sulmi i dytë ndaj Kuvajtit brenda më pak se një jave. Të enjten e kaluar, autoritetet kuvajtiane raportuan një incident të ngjashëm, të cilin më vonë ia atribuuan Iranit.
