Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Nga lojërat te “face painting” e shfaqjet, çfarë i pret vizitorët e vegjël këtë 1 Qershor në “Fun Fair Albania”

Shkruar nga Newsbomb
Nga lojërat te “face painting” e shfaqjet, çfarë i
Foto ilustruese

“Fun Fair Albania” do të vijojë edhe gjatë ditës së sotme, duke sjellë argëtim për të gjithë vogëlushët e Tiranës e jo vetëm. Në këtë ditë që u kushtohet atyre, fëmijët do të kenë mundësinë të  marrin pjesë në lojëra të ndryshme, aktivitete creative, shfaqje të dedikuara apo “face painting”.

Ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet e ka bërë edhe kryeministri Edi Rama në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”. Ku ka shkruar: “Mirëmëngjes dhe me ftesën për të vizituar Fun Fair Albania, në këtë 1 Qershor, ju uroj një muaj të mbarë”.

Nga lojërat te “face painting” e shfaqjet, çfarë i
Programi i sotem ne "Fyn Fair"

1 Qershori njihet ndërkombëtarisht si Dita e Fëmijëve, një festë kushtuar gëzimit, të drejtave dhe mbrojtjes së të miturve në mbarë botën.

Kjo datë u vendos zyrtarisht gjatë Kongresit të Federatës Ndërkombëtare Demokratike të Grave në vitin 1950 dhe filloi të festohej në të njëjtin vit në shumë vende. Ajo festohet gjerësisht në Shqipëri dhe vendet e tjera të Evropës Lindore si një ditë e dedikuar për të promovuar mirëqenien e fëmijëve dhe për t'i dhënë atyre vëmendjen që meritojnë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese