Një tjetër lëvizje e madhe pritet të zhvillohet kompanive të Elon Musk po diskutohet sërish mundësia e bashkimit mes dy prej gjigantëve të tij, Tesla dhe SpaceX.
Sipas raportimeve të CNBC, ideja është duke u diskutuar brenda Tesla-s, ku shumë punonjës besojnë se marrëveshja “në fund do të realizohet”.
Analisti i Ëedbush, Dan Ives, ka theksuar se gjasat për një bashkim të tillë po rriten, duke u mbështetur në vizionin e Musk për të kombinuar teknologjitë e inteligjencës artificiale në Tokë dhe në Hapësirë.
Megjithëse bashkëpunimet mes dy kompanive nuk janë të reja, si projektet për fabrika mikroçipash dhe qendra orbitale të të dhënave, një bashkim i plotë do të kishte në thelb të bëjë me kontrollin.
Musk zotëron rreth 85% të SpaceX përmes aksioneve me të drejtë të veçantë vote, ndërsa në Tesla ka rreth 20%.
Kjo do t’i jepte atij mundësinë të vendoste kushte të favorshme për ruajtjen e pushtetit në një kompani të bashkuar.
