Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa nis sot turin e tij në gjashtë vendet e Ballkanin Perëndimor me folkus te procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, si edhe bashkëpunimi me partnerët e rajonit.
Vizita e parë do të zhvillohet ditën e sotme në Sarajevë, ku Costa do të takohet e anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe më pas me kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krišto. Ndërsa me 2 qershor, Costa do të jetë në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me Kryeministrin di Rama, ndërsa pas takimit me të është parashikuar një konferencë e përbashkëpt për shtyp rreth orës 12:15. Po ashtu në agjendë është i përfshirë edhe një takim me studentë të Kolegjit të Europës, Universitetit të Tiranës dhe me ambasadorët e rinj.
Po atë ditë, presidenti i Këshillit Evropian do të udhëtojë drejt Shkupit, ku do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa me datë 3 qershor, Costa do të udhëtojë drejt Prishtinës, ku do të takohet me presidenten e komanduar Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me drejtuesit e partive opozitare. Në fund të vizitës është planifikuar një deklaratë për mediat.
Më 4 qershor Costa do të jetë në Beograd, ku do të zhvillojë takime me presidentin Aleksandar Vuçiç, kryeparlamentaren Ana Brnabiç dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Po atë mbrëmje ai do të udhëtojë në Tivat të Malit të Zi për darkën e liderëve të rajonit.
E së fundi në 5 qershir, ai do të zhvillojë një takim me , Jakov Milatoviç, dhe kryeministrin Milojko Spajiç, përpara nisjes së Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Në përfundim të samitit, ai pritet të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin malazez dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
