Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Anxhela Paparizon "nuk e zë viti", emërohet sot drejtuesja e re e Spitalit "Nënë Tereza"

Shkruar nga Newsbomb
Anxhela Paparizon "nuk e zë viti", emërohet sot drejtuesja e
Rudina Degjoni do të jetë nga sot drejtuesja e re e QSUT

Rudina Degjoni do të jetë nga sot drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Prezantimi i saj është bërë nga vetë ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ndërkohë që është njoftuar dhe largimi i Anxhela Paparizos.

"Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” priti sot Drejtuesen e re të institucionit, znj. Rudina Degjoni Znj. Degjoni vjen në krye të QSUT pas një eksperience të gjatë në drejtim dhe menaxhim spitalor, duke sjellë me vete një kontribut të çmuar në administrimin dhe zhvillimin e shërbimeve shëndetësore.

Ky emërim vjen pas lirimit nga detyra të Drejtoreshës së Përgjithshme znj. Anxhela Paparizo", thuhet në njoftimin që ndan Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ndërsa të pranishëm kanë qenë dhe anëtarët e stafit dhe drejtues të pavioneve të ndryshme në QSUT.

Rudina Degjoni zëvendëson në këtë detyrë shqiptaro-kanadezen Anxhela Paparizo, e cila nuk mund të qëndronte dot as një vit në krye të institucionit spitalor më të rëndësishëm në vend.

 

Ndërkohë, drejtuesja e re ka qenë më parë në krye të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, si dhe Spitalit Rajonal Memorial në Fier. Tre vite më parë, Rudina Degjoni u mor e pandehur nga Prokuroria e Fierit nën akuzën se lejoi operacionet me ilaçe që ishin blerë në rrugë të paligjshme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese