Berisha duke takuar militantët e PD-së
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur këtë të hënë në SPAK, në kuadër të masës së sigurisë së vendosur ndaj tij nga GJKKO për dosjen “Partizani”.
Berisha, në hyrje të Prokurorisë së Posaçme, është pritur nga militantë të opozitës, deputetë të PD-së dhe Stresi, i cili të shtunën u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Më pas, Berisha është futur në ambientet e SPAK-ut, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje”.
Pas daljes, Berisha ka mbajtur edhe një prononcim për mediat, ku nuk i ka ndalur akuzat ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe ish-drejtuesit të këtij institucioni, Altin Dumani.
Sondazh
Poll
