Donald Trump deklaroi pasditen e së hënës se ka zhvilluar biseda me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, si edhe me përfaqësues të Hezbollahut.
Përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, Trump deklaroi se nuk do të ketë dislokim trupash në Bejrut.
“Pata një telefonatë shumë produktive me Kryeministrin Bibi Netanyahu të Izraelit dhe nuk do të ketë trupa që do të shkojnë në Bejrut, dhe çdo trupë që është në rrugën e tyre është kthyer mbrapsht”, shkroi ai. “Po kështu, nëpërmjet përfaqësuesve të lartë, pata një telefonatë shumë të mirë me Hezbollahun dhe ata ranë dakord që të gjitha të shtënat do të ndalen që Izraeli të mos i sulmojë ata dhe ata të mos e sulmojnë Izraelin.”
Pak minuta më vonë, në një tjetër postim në Truth Social, Trump shkroi se “bisedimet po vazhdojnë, me një ritëm të shpejtë, me Republikën Islamike të Iranit.”
