Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Antonio Costa nesër takim me Edi Ramën, në fokus forcimi i marrëdhënieve mes Bashkimi Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Antonio Costa nesër takim me Edi Ramën, në fokus forcimi i
Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama do të presë nesër, më 2 qershor, Presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, i cili viziton Shqipërinë në kuadër të turit diplomatik në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vizita zhvillohet pak ditë para Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat, Mal i Zi. 

Samiti i ardhshëm vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Evropian për forcimin e marrëdhënieve me rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Bëhet me dije se në fillim do të ketë një takim bilateral mes dy delegacioneve dhe më pas do të mbahet një konferencë për shtyp.

Ky takim pritet të shërbejë si një moment i rëndësishëm në përgatitjet për Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohen perspektivat e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal.

“Turi im i dytë në Ballkanin Perëndimor dërgon një sinjal të qartë, angazhimi i BE-së ndaj rajonit është real, po aq real sa edhe mundësia për zgjerim. Momenti është aty. Tani është koha për të vepruar dhe për të sjellë rezultate”, ka deklaruar më herët Costa. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese