Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Mirlinda Karçanaj “parakalim” në GJKKO, ish-drejtoresha e AKSHI-t hyn e del sa “hap e mbyll sytë” (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Mirlinda Karçanaj “parakalim” në GJKKO, ish-drejtoresha
Mirlinda Karcanaj

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur këtë të martë pranë ambienteve të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” të vendosur ndaj saj.

Karçanaj, e cila po hetohet në kuadër të dosjes që lidhet me dyshimet për abuzime në tenderat e AKSHI-t, ka qëndruar vetëm pak minuta në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Gjatë hyrjes dhe daljes nga GJKKO, ish-drejtoresha e AKSHI-t nuk ka dhënë asnjë koment për mediat, duke shmangur çdo prononcim lidhur me hetimet që po zhvillohen ndaj saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Kujtojmë se ish-drejtoresha e AKSHI-t kishte kërkuar heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, e cila ishte caktuar pas hetimeve të SPAK mbi dyshimet për abuzime me tendera publikë më 16 prill.

Përmes mbrojtjes së saj ligjore, ajo paraqiti rekurs në Gjykatën e Lartë kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit të Posaçëm, duke kërkuar lirimin nga masa e sigurisë.

Sipas hetimeve të SPAK, më 16 dhjetor 2025 u lëshuan tetë masa sigurie ndaj Karçanajt dhe disa zyrtarëve të tjerë të AKSHI-t, të cilët akuzohen për shkelje dhe abuzime me procedurat e tenderave publikë.

Ndërkohë, Karçanaj dha dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t në një moment kritik për institucionin, ndërsa hetimet për korrupsion dhe shpërdorim fondesh kanë përfshirë edhe emra të njohur të biznesit, si Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Një hetim i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, i zhvilluar në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, zbuloi një skemë të dyshuar kriminale të manipulimit të tenderave publikë të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, përmes presionit, dhunës dhe heqjes së paligjshme të lirisë.

Sipas SPAK, hetimi çoi në caktimin e masave të sigurisë për tetë persona, me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mes personave ndaj të cilëve u vendosën masa janë edhe Mirlinda Karçanaj, drejtuese e AKSH-it dhe zëvendësdrejtoresha Hava Delibashi.

Në qendër të hetimit janë edhe Ergys Agasi dhe biznesmeni Ermal Beqiri, të cilët akuzohen për disa vepra të rënda penale, përfshirë konkurrencën e paligjshme përmes dhunës, shkeljen e barazisë në tendera, heqjen e paligjshme të lirisë, pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Për ta është vendosur masa e “arrestit me burg”, por ajo nuk është ekzekutuar, pasi të dy nuk janë arrestuar gjatë operacionit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese