Në ishullin Fogo të Kepit të Gjelbër, të paktën 25 nxënës e adoleshentë humbën jetën kur autobusi që i mbante, me 32 pasagjerë gjithsej, doli nga rruga dhe ra në një humnerë 30-metra të thellë të shtunën në mbrëmje.
Automjeti po kthehej drejt São Filipe pas një ekskursioni në zonën e vullkanit Pico do Fogo, udhëtim që drejtuesi i autobusit e organizonte çdo vit vetë, jashtë kuadrit shkollor, dhe që i kushtoi jetën edhe atij.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin Rajonal São Francisco de Assis, disa prej tyre në gjendje të rëndë. Shkaku zyrtar nuk është konfirmuar ende, por dëshmi të përcjella nga media lokale sugjerojnë se shpërthimi i një gome mund të ketë shkaktuar humbjen e kontrollit të mjetit.
Presidenti Josse Maria Pereira Neves e quajti ngjarjen “katastrofë të madhe”, ndërkohë autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit.









