75 Mall Live Search
11:36 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / G T

Gresa Bakraqi e mbyll garën para kohe, përfundon aventura e Kosovës në “Taranto 2026”

Me garat e atletikës kanë përfunduar paraqitjet e ekipit të Kosovës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Atletja Gresa Bakraqi garoi sot në gjysmëmaratonën 21 kilometra, por nuk arriti ta përfundojë garën, pasi pësoi lëndim gjatë një përplasjeje me një garuese tjetër, shkruan Indeksonline

Në disiplinën e hedhjes së gjyles, Muhamet Ramadani u rendit në vendin e 10-të, me hedhjen më të mirë prej 18.72 metrash.

Ndërkohë, Leon Thaqi garoi në 800 metra, duke e përfunduar garën në vendin e 15-të me kohën 1:49.80.

Në garë nuk mori pjesë Eris Avdullahu, i cili mungoi për shkak të një lëndimi.

Me përfundimin e garave të atletikës, Kosova ka mbyllur paraqitjet në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke përmbyllur kështu një tjetër kapitull të pjesëmarrjes së ekipit kosovar në këtë ngjarje të rëndësishme sportive./Indeksonline/