75 Mall Live Search
11:31 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / G T

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar”, Jose Mourinho për pensionimin e Lionel Messit: Do të na mungojë!

Trajneri portugez Jose Mourinho ka komentuar tërheqjen e Lionel Messi nga Kombëtarja e Argjentinës, duke vlerësuar në maksimum madhështinë e yllit argjentinas.

Mourinho u shpreh se është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të përshkruar Messin dhe atë që ai ka bërë në futboll, shkruan Indeksonline

“Të flasësh për Messin është një çështje e komplikuar. Nuk ka shumë për të thënë”, deklaroi Mourinho me buzëqeshje.

Ai theksoi se cilësia e Messit si futbollist është e papërshkrueshme, duke kujtuar edhe paraqitjen e tij në Botërorin e fundit, pavarësisht moshës.

“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajnë cilësinë e tij si lojtar. Ai erdhi në këtë Botëror në moshën 38 apo 39-vjeçare dhe ishte pikërisht ashtu siç e pamë të gjithë.”

Mourinho pranoi se futbolli do ta ndiejë mungesën e Messit, ndërsa me humor tha se për të ndjekur vitet e fundit të karrierës së tij do t’i duhet të shikojë ndeshje të MLS-së.

“Ai është një nga ata lojtarë që do të na mungojë. Do të na duhet të shikojmë disa ndeshje të MLS-së, diçka që nuk më pëlqen veçanërisht, për t’i shijuar këto vitet e fundit të tij.”

Messi, tashmë në fazën e fundit të karrierës, mbetet një prej figurave më të mëdha në historinë e futbollit botëror./Indeksonline/