75 Mall Live Search
11:00 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / AR

Jennifer Aniston u shfaq me të dashurin në publik, udhëhoqi promovimin e librit të tij

Aktorja Jennifer Aniston ishte në një rol disi të ndryshëm nga zakonisht në Nju Jork të mërkurën.

Në vend që t’u përgjigjej pyetjeve, këtë herë ajo po bisedonte me partnerin e saj Jim Curtis në promovimin e librit të tij të ri “Libri i Mundësisë”, transmeton Indeksonline.

Eventi u mbajt në Sallën Kaufmann, dhe Aniston dhe Curtis u shfaqën shumë të relaksuar dhe intimë para publikut, shkruan Daily Mail.

Pas rreth gjysmë ore bisede, pati pyetje nga publiku dhe Aniston më pas pranoi se paraqitjet publike janë një sfidë e madhe për të. Ajo zbuloi se ishte Curtis ai që e ndihmoi të përballonte atë frikë kur ai i kërkoi të promovonte librin e tij.

Kur u pyet se cilën “mundësi po zgjedh sot”, ajo u përgjigj: “Po zgjedh të kapërcej një frikë shumë, shumë të thellë nga të folurit në publik”.

Ajo gjithashtu ndau se çfarë e ndihmon kur është e stresuar. “Mendoj se po ia dal shumë mirë. Marr frymë thellë dhe meditoj. Vërtet. Marr frymë thellë pesë herë, përqendrohem dhe i jap një moment vetes”, tha ajo.