75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 03 Shtator 2026 / P M

Kapën 5.5 kg drogë, armë dhe mijëra euro, arrestohen dy persona në Ferizaj

Dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe një shtetas i Kosovës, janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për përfshirje në blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të substancave narkotike, si dhe për posedim të paautorizuar të armës.

Sipas Policisë, hetimet lidhur me rastin kanë nisur pas një pune intensive të njësive relevante, ndërsa arrestimi i dy të dyshuarve është bërë më 2 shtator 2026.

Gjatë bastisjeve në dy lokacione në Ferizaj – në bodrumin e një banese dhe në një shtëpi banimi që dyshohet se shfrytëzoheshin nga të dyshuarit – janë gjetur dhe konfiskuar një sërë dëshmish materiale.

“Dalja e Autostradës Arbër Xhaferi, Bibaj 31.08.2026 – 20:50.  Lidhur me veprat e cekura penale, njësitë relevante të policisë gjatë një pune intensive me 02.09.2026, kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri i Kosovës. Në dy lokacione një bodrum të një banese dhe një shtëpie banimi  në Ferizaj të cilat i kanë shfrytëzuar dhe banuar të dyshuarit gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale: rreth 5.5 kg substanca narkotike  me vlerë totale të tregut rreth 8000 euro, 2250 euro para të gatshme, 18500 lekë para të gatshme, një veturë me targa të Shqipërisë, një çantë me dokumente të ndryshme, një armë-pistoletë, 5 copë fishekë shkollor, 1 USB, dy kartela të bankës, disa SIM kartela, një peshore digjitale, foli dhe qese transparente për paketim, një pasaportë dhe dy telefona celular. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.