Lajmet e fundit

Rezultati ja imponon një Konsensus, tani kjo pala që ofrohet për konsensus në këtë rast LDK-ja duhet ta arrij një marrëveshje që është përmbajtjesore që nënkupton jo noter të vendimeve dhe diktateve të Kurtit, por në një palë e cila e ka hisen e vetë dhe arrin marrëveshje parimore për çështje programore që kanë edhe dallime", u shpreh Maliqi.Ai theksoi se një marrëveshje mes LDK-së dhe Vetëvendosjes duhet të garantojë balancimin e pushteteve, mbrojtjen e demokracisë dhe ruajtjen e orientimit strategjik të Kosovës në politikën e jashtme. Sipas Maliqit, Abdixhiku tashmë përballet me sfidën që, nëse hyn në negociata me Vetëvendosjen, të mos e vendosë LDK-në në një pozitë të nënshtruar, por të sigurojë një raport të barabartë mes partnerëve, përfshirë edhe çështjen e presidentit të ardhshëm. Maliqi vlerësoi gjithashtu procesin zgjedhor brenda LDK-së, duke thënë se, pavarësisht garës dhe pakënaqësive, nuk sheh shenja të përçarjes së partisë, ndërsa e cilësoi frymën e procesit si pozitive.