Lajmet e fundit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani po përballet me një president ndryshe nga paraardhësit e tij, duke vlerësuar se Donald Trump është lider që vepron dhe nuk toleron, sipas tij, shkeljet e regjimit iranian.
Nuk mendoj se regjimi iranian është përballur ndonjëherë me një president si presidenti Trump, i cili është dikush që ndërmerr veprime”, tha Rubio.
Duke folur për luftën në Ukrainë, Rubio u shpreh se gjatë javëve të ardhshme priten përpjekje për rifillimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse, sipas tij, të dyja palët vazhdojnë të kenë "vija të kuqe" që e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje.
Ai komentoi edhe marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës, duke paralajmëruar se çdo konflikt, qoftë ekonomik apo ushtarak, do të ishte katastrofik për të dy vendet dhe për mbarë botën.