Lajmet e fundit

Paris Saint-Germain ka arritur marrëveshje me Monaco për transferimin e Maghnes Akliouche.
Sipas raportimeve, kampionët francezë do të paguajnë rreth 50 milionë euro, ndërsa lojtari pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme.
Akliouche kishte zgjedhur PSG-në që në muajin qershor, duke refuzuar interesimin e Liverpoolit.
Ai do të firmosë një kontratë pesëvjeçare me klubin parisien.