Lajmet e fundit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për fluks të shtuar në disa pika kufitare të Kosovës, me pritjet më të gjata që po regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë.
Sipas të dhënave të fundit, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë arrijnë deri në dy orë e gjysmë, transmeton Klankosova.tv.
Për dalje nga kjo pikë kufitare, pritjet janë rreth 40 minuta.