Skip to content
6 September, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
albert vata kembet e nene terezes 2-26

E kemi parë Nënë Terezën në një pafundësi fotosh, fytyra e saj e rrudhur nga përkushtimi, sytë që mbartnin një paqe të thellë dhe një dhimbje të heshtur, duart e saj të vogla që përqafonin të braktisurit si të ishin fëmijët e saj. E kemi parë në altarët e bamirësisë, në podiumet e Nobelit, pranë personaliteteve botërore, si një grua shtatshkurtër që mati botën jo me trupin, por me shpirtin e mirësisë.

Por kurrë nuk kemi parë këmbët e saj.

Po, këmbët e saj, të zbathura, të lodhura, të përvuajtura. Ato që nuk u fotografuan, por që mbartin në heshtje historinë e një kalvari të gjatë. Këmbët që ecën nëpër rrugët e Kalkutës, nëpër lagjet e harresës, nëpër dhimbjet e njerëzimit. Këmbët që nuk kërkuan pushim, por vazhduan të ecin drejt misionit të saj të shenjtë, të jetë pranë atyre që nuk kishin askënd.

Në to është gdhendur rruga e shenjtërimit, jo si triumf, por si sakrificë. Janë këmbët që mbartën peshën e botës, pa u ankuar, pa u ndalur, pa u dukur. Ato nuk kërkuan lavdi, por shërbesë. Nuk kërkuan skenë, por tokë ku të ecin për të ndihmuar.

Në to, historia nuk është shkruar me bojë, por me plagë që nuk u trajtuan dhe nuk u shëruan kurrë.

Në një botë ku madhështia shpesh matet me pushtet e pasuri, këmbët e Nënë Terezës flasin me një gjuhë tjetër, atë të përulësisë që nuk kërkon lavdi, por shërbim. Të deformuara nga vitet e ecjes në rrugët e Kalkutës, pa rehati, pa mbrojtje, ato nuk janë shenja të sëmundjes, por dëshmi të dashurisë së palodhur.

Çdo gisht i shtrembëruar, çdo nyje e lodhur, është një rrëfim i heshtur i një jete të përkushtuar ndaj të harruarve, të sëmurëve, të braktisurve. Ajo nuk kërkoi trajtim për veten, nuk u ankua për dhimbjen, sepse dhimbja ishte vendi ku ajo takonte Zotin, dhe ku dashuria merrte formë njerëzore.

Këmbët e saj nuk ecën mbi qilima, por mbi pluhur e vuajtje. Ato nuk u ndalën kurrë, edhe kur trupi i saj kërkonte pushim. Ishin këmbë që bartën mëshirën, që u gjunjëzuan pranë të vdekurve, që u ngjitën shkallëve të spitaleve pa emër, që trokitën në dyert e zemrave të mbyllura. Në to nuk ka asgjë për t’u fshehur, përkundrazi, ka gjithçka për t’u kujtuar. Sepse në deformimin e tyre, shohim bukurinë e një shpirti që zgjodhi të vuajë për të tjerët, që zgjodhi të ecë jo për veten, por për të ata tw cilwve u kishte ndaluar fati, fikur dritat dhe thyer qielli.
Këmbët e Nënë Terezës janë një testament i gjallë i kësaj dashurie. Dhe në heshtjen e tyre, ato na thërrasin të ecim edhe ne, jo drejt lavdisë, por drejt njeriut.

Shane Claiborne, aktivist dhe shkrimtar i krishterë amerikan, themelues i komunitetit “The Simple Way” në Filadelfia. Ai punoi si vullnetar me Nënë Terezën dhe motrat e saj në Kalkutë në mesin e viteve ’90 (rreth 1995).

Në librin “The Irresistible Revolution” dhe cituar gjerësisht tregon se “njëra prej motrave na e shpjegoi… këmbët e Nënë Terezës ishin të deformuara sepse merrnin vetëm aq këpucë të dhuruara sa mjaftonin për të gjithë, dhe Nëna nuk donte që dikush tjetër të mbetej me palën më të keqe, prandaj i përdorte vetë ato”

Kjo është arsyeja pse, nëse një ditë do të kërkonim një relike të vërtetë të Nënë Terezës, ndoshta nuk do të duhej të kërkonim ndonjë objekt të shenjtë.

Do të mjaftonte të kujtonim një palë këmbë të lodhura. Sepse ato këmbë janë një testament i asaj që mund të bëhet një njeri kur vendos të mos jetojë vetëm për veten. Ato nuk ecën drejt lavdisë, por drejt njeriut. Dhe ndoshta ky është udhëtimi më i gjatë, më i vështirë dhe më i shenjtë që mund të bëjë një qenie njerëzore: të dalë nga vetja dhe të mbërrijë te tjetri.

Sepse në fund të fundit, nuk janë këmbët ato që na çojnë në parajsë. Janë gjurmët që kemi lënë në jetën e të tjerëve. /Nga Albert VATAJ, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

TË FUNDIT

afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026

TË FUNDIT

  • Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit 6 September, 2026
  • Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave! 6 September, 2026
  • NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?! 6 September, 2026
  • “Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër 6 September, 2026
  • Arrestohet 20- vjeçari nga Gruda e Re, me shtetas të mitur vidhte motomjete, biçikleta, celular e para… 6 September, 2026
  • E RËNDË – Autobusi me nxënës kryesisht të shkollave të del nga rruga, të paktën 21 persona vdesin… 6 September, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 6 shtator 2026… 6 September, 2026
  • VIDEO – Vllaznia mundet në “Loro Boriçi” nga Partizani, kuqeblutë barazuan 2 herë avantazhin e miqve 5 September, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në Lëpushë të Malësisë së Madhe 40- vjeçari, ra në humnerë duke pësuar dëmtime… 5 September, 2026
  • “Ulu në gjunjë e kërko falje”, sherri me Eduard Kuçin, policia arreston këngëtarin Joz Marku, ish- banor i BBVip 5 September, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 5 shtator 2026… 5 September, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

albert vata kembet e nene terezes 2-26

Këmbët e Nënë Terezës, të deformuara nga lodhja e mundimet, që ecën mbi dhimbje në rrugën e kalvarit

ShkodraWeb 6 September, 2026
afd lider germany 2026

Fitore e frikshme e ekstremit të djathtë në Saksoni-Anhalt të Gjermanisë, AfD merr 44.5% të votave!

ShkodraWeb 6 September, 2026
benblushi filmat shqiptar 2026

NGA BEN BLUSHI – Pse janë kaq të shëmtuar filmat e rinj shqiptarë…?!

ShkodraWeb 6 September, 2026
ardian zaganjori parrulla partizani 2026

“Duhet të mbash edhe përgjegjësinë që vjen me të”, Ardian Zaganjori reagon për nderprerjen e ndeshjes në Shkodër

ShkodraWeb 6 September, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.