​Kongresmeni republikan: Serbia nën drejtimin e Vuçiç po kërcënon stabilitetin e rajonit

27 Gusht 2026 | 23:59

Kongresmeni republikan amerikan Joe Wilson thotë se nën udhëheqjen e Aleksandar Vuçiçit Serbia është larguar nga sundimi i ligjit dhe është afruar me, “armiqtë e lirisë”. Wilson teksa ka bërë të ditur se bashkë me kongresmenin demokrat William Keating kanë prezantuar “SRBIJA Act”, një nismë dypartiake që adreson zhvillimet politike në Serbi, tha se Vuçiq qëllimshëm është afruar me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Nën presidentin Vuçiç, Serbia është larguar qëllimisht gjithnjë e më shumë nga sundimi i ligjit dhe është afruar me armiqtë e lirisë, si krimineli i luftës Putin, Partia Komuniste Kineze dhe regjimi terrorist në Teheran”, ka shkruar Wilson, transmeton KosovaPress.

Ai ka theksuar se protestat e gjera kundër korrupsionit po vazhdojnë në Serbi, ndërsa ka paralajmëruar se qeveria e Vuçiqit po kërcënon stabilitetin e rajonit dhe më gjerë. “Pavarësisht protestave të gjera kundër korrupsionit, qeveria e Vuçiqit kërcënon të destabilizojë rajonin dhe më gjerë. Populli i Serbisë meriton më mirë”, ka deklaruar Wilson. “SRBIJA Act” është paraqitur si nismë dypartiake në Kongresin amerikan, në një kohë kur në Serbi vazhdojnë protestat masive të qytetarëve dhe studentëve kundër korrupsionit dhe qeverisjes së Vuçiçit. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur në “Review” me Greta Topjana mbi vizitën dhe takimet e Sali Berishës me shqiptarët në SHBA. Mediu...
20:56 | 06/09/2026

Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me diasporën shqiptare në New Jersey të SHBA-së. Gjatë fjalimit, Berisha u ndal te rikthimi...
18:26 | 06/09/2026

Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit

Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në Radhimë. Për Angjelo Breshanin është...
15:28 | 06/09/2026