Champions League 2026/27, shorti rezervon përballje “big” që në fazën e ligës
Shorti i Champions League 2026/27, i hedhur këtë të enjte në Monako, ka rezervuar përballje spektakolare që në fazën e ligës.
Kampionët në fuqi, PSG, do të presin Barcelonën në shtëpi, ndërsa do të udhëtojnë në Angli për t’u përballur me Manchester City-n dhe Aston Villa-n.
Barcelona do të presë Manchester City-n, ndërsa do të luajë në transfertë ndaj PSG-së. Real Madrid do të përballet në shtëpi me Interin dhe do të udhëtojë në Londër për sfidën ndaj Arsenalit.
“Topçinjtë” do të presin Real Madridin dhe Dortmundin, ndërsa do të luajnë në transfertë ndaj Bayern Munichut. Kampionët gjermanë, nga ana tjetër, do të përballen në transfertë me Atletico Madridin dhe Manchester United.
Interi do të presë Liverpoolin në shtëpi, ndërsa do të udhëtojë në Madrid për t’u përballur me Realin dhe në Dortmund.
Champions League 2026/27 nis më 8 shtator, ndërsa finalja do të zhvillohet më 5 qershor 2027 në Madrid.




Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
Berisha në SHBA: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre, mirënjohje Trump dhe Rubio
Incidenti mes biznesmenve në Vlorë, gjykata cakton masat e sigurisë për 5 të arrestuarit
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
- 20:05 Nis marshimi i protestuesve në ditën e 99-të, paralajmërojnë të jenë prezentë në nisjen e sesionit Parlamentar