Vuçiç sulmon Hagën dhe flet për Hashim Thaçin: Në thelb, ai do të lirohet

28 Gusht 2026 | 15:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi gjatë një vizite në Oseçinë se nuk beson te drejtësia e Hagës dhe se Serbia ende nuk ka marrë informacion zyrtar nga Haga lidhur me vdekjen e Ratko Mlladiçit.

Vuçiç theksoi se, sipas tij, vendet perëndimore duan të krijojnë idenë se serbët janë fajtorë për gjithçka, ndërsa paralajmëroi se Serbia e pret një periudhë e vështirë.

“Na presin ditë të vështira. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë në krime kundër serbëve, gjithmonë i kanë liruar. U liruan edhe ata që morën pjesë në përndjekje. U liruan Ante Gotovina dhe Naser Oriç. Dhe nuk përfundon këtu. Nga sa kuptoj, vendimi ndaj Thaçit është caktuar për më 16 shtator dhe do të jetë i tillë që do t’i llogariten ditët e kaluara në paraburgim dhe, në thelb, ai do të lirohet. Perëndimorët duan të na thonë: ‘Serbët janë fajtorë për gjithçka’”, tha Vuçiç, raporton “Informer”.

Duke folur për Ratko Mlladiçin, Vuçiç tha se vendi ku do të varroset ish-komandanti serb do të varet vetëm nga dëshira e familjes së tij.

Presidenti serb paralajmëroi gjithashtu se, sipas tij, fushata aktuale kundër Serbisë nuk ka të bëjë vetëm me Mlladiçin, por me pasojat e ardhshme juridike dhe presionet e mëtejshme ndaj Republikës së Serbisë.

Në këtë kontekst, ai iu referua sërish vendimit të pritshëm ndaj Hashim Thaçit, i cili pritet të shpallet më 16 shtator.

“Kjo fushatë bëhet për të ardhmen dhe për presione të mëtejshme ndaj Serbisë. Shikoni çfarë rastësie, sepse atyre u pëlqejnë simbolet: 15 shtatori është festa jonë kombëtare, Dita e Unitetit Serb, ndërsa vendimi është caktuar për datën 16. E di mirë dhe do të doja shumë të gaboja: do të ketë diçka dënuese, por jo për tragjedinë dhe viktimat serbe”, përfundoi Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zgjedhje që mund të ndryshojnë politikën gjermane, AfD fiton bindshëm në Saksoni-Anhalt

Sondazhet pas mbylljes së votimit në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt tregojnë një epërsi të thellë të AfD-së së ekstremit të djathtë, e cila, sipas parashikimeve...
18:58 | 06/09/2026

Von der Leyen viziton Groenlandën, BE rrit mbështetjen ndaj ishullit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të vizitojë Groenlandën të dielën dhe të hënën, në një shenjë të mbështetjes së vazhdueshme të...
17:39 | 06/09/2026

Demi sulmon për vdekje 64-vjeçaren në një festival në Spanjë (VIDEO)

Një grua 64-vjeçare vdiq të shtunën në mëngjes në qytetin Aina, Albacete, gjatë një ndeshjeje me dema si pjesë e festimeve lokale, sipas asaj që...
14:50 | 06/09/2026