Zelensky urdhëron ushtrinë të rrisë sulmet me 1,000 dronë në ditë kundër Rusisë

28 Gusht 2026 | 20:36

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky  tha se kishte urdhëruar forcat e armatosura të vendit të rrisnin sulmet me dronë me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë në 1,000 në ditë, nga rreth 300 që janë aktualisht.

“Duhet të ketë më shumë: ekziston një qëllim specifik dhe ne do ta përmbushim këtë detyrë”, tha ai në një fjalim pasdite.

Prodhimi i benzinës në Rusi ra në rreth 70% të niveleve të kërkesës së brendshme në fund të gushtit, pasi një seri sulmesh me dronë ukrainasë detyruan rafineritë kryesore të pezullojnë operacionet, thanë dy burime të industrisë.

Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse në një përpjekje për të ulur të ardhurat e Moskës nga eksporti i naftës. Mungesa e karburantit goditi përsëri rajonet ruse në gusht pas një pushimi të shkurtër në fund të korrikut, kur disa autoritete lokale filluan të lehtësojnë ose heqin kufizimet në shitjen e karburantit.

Prodhimi i benzinës në fund të gushtit ra në të njëjtin nivel që ishte në fillim të korrikut, thanë burimet.

Javën e kaluar, pas sulmeve nga dronë ukrainasë, disa rafineri të mëdha, të cilat janë të gjitha njësi të rëndësishme të prodhimit të benzinës, duke përfshirë ato në qytetin e Permit, Nizhny Novgorod dhe Yaroslavl, pushuan së funksionuari.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me një sulm të fuqishëm nëse ndërmerr ndonjë sulm të ri ndaj Izraelit, ndërsa...
20:33 | 06/09/2026

“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, i ka cilësuar shumë të rëndësishme bisedimet e zhvilluara në Kiev me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke shprehur shpresën...
20:13 | 06/09/2026

Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve

Më shumë se 150 mijë pasagjerë kanë mbetur të bllokuar në Indonezi, pasi një shpërthim vullkanik detyroi autoritetet të pezullojnë përkohësisht operacionet në tetë aeroporte....
18:00 | 06/09/2026