Stuhi dhe shira godasin Stambollin, 10 të plagosur
Reshje të dendura shiu goditën disa pjesë të Stambollit sot, pas një paralajmërimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë. Shiu që vinte nga Deti i Zi preku zonat e Şila, Sultanbeyli, Maltepe dhe ishujt në anën anatoliane të qytetit, ndërsa reshjet e dendura të shiut dhe uji në rrugë e vështirësuan trafikun, raportoi Anadolia.
10 persona u plagosën në dy aksidente trafiku të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Në Esenjurt, 11 automjete u përfshinë në një përplasje zinxhir në rrugën lidhëse O-3 të autostradës TEM Avdžilar-Haramidere, dhe gjashtë persona u plagosën.
Në Uskudar, në zonën Uzuncayir, katër persona u plagosën në një përplasje midis tre automjeteve. Policia, shërbimet mjekësore dhe zjarrfikësit u dërguan në vendin e aksidentit.
Të lënduarve iu dha ndihma e parë, pas së cilës u transportuan në spitalet aty pranë. Aksidente trafiku me dëme materiale u regjistruan edhe në pjesë të tjera të Stambollit.
Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
“Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme
Shpërthimi vullkanik bllokon mbi 150 mijë pasagjerë në Indonezi, kërkohet devijimi i fluturimeve
- 21:40 Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret
- 21:34 Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit
- 21:26 Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!
- 20:56 Mediu: Me goditjen e Berishës u tentua shkatërrimi i opozitarizmit
- 20:33 Netanyahu kërcënon Iranin: Do të marrë një goditje që as nuk e imagjinon
- 20:13 “Shpresa për paqe”, Witkoff pas takimit në Kiev: Pati bisedime shumë të rëndësishme