Ethet e Nilit Perëndimor, 6 viktima në Maqedoninë e Veriut! Rriten rastet edhe në Evropë

28 Gusht 2026 | 17:16

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e tjera të rajonit dhe Evropës.

Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë regjistruar 53 raste të prekura, 50 të konfirmuara në laborator dhe 3 të dyshuara, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në gjashtë persona. Viktima e gjashtë në Maqedoninë e Veriut është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili ndërroi jetë pas 15 ditësh qëndrimi në spital, me pasqyrë të rëndë klinike dhe sëmundje të rënda shoqëruese.

Përveç rasteve te njerëzit, prania e virusit është konfirmuar edhe te një korb i ngordhur i gjetur në një park në Resnjë. Ky përbën rastin e dytë të regjistruar te shpendët në vend, pas një rasti të ngjashëm të konfirmuar më parë në Shkup.

Zbulimi i virusit te shpendët konsiderohet element kyç për monitorimin e vatrës infektive, pasi ata përbëjnë bartësit natyrorë që infektojnë mushkonjat, të cilat më pas e transmetojnë virusin te njerëzit. Krahas Maqedonisë së Veriut, të dhënat e fundit kombëtare tregojnë një përkeqësim të situatës epidemiologjike në disa shtete evropiane.

Italia mban numrin më të lartë të të prekurve me 432 raste të konfirmuara dhe 17 vdekje, ndërsa në Greqi numri i infeksioneve ka arritur në 232 raste, me 19 persona të pajetë. Ndonëse raporti javor i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), me të dhënat deri më 21 gusht, pasqyronte 37 raste në Maqedoninë e Veriut dhe 625 raste në total në 12 vende evropiane, raportimet e fundit nga terreni dëshmojnë se shifrat reale janë rritur me ritme të shpejta gjatë ditëve të fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026

Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!

Analisti Adri Nurellari ka folur mbi protestën e cila po i afrohet ditës së saj të 100-të, ku sipas tij kjo lëvizje është një sinjal...
21:26 | 06/09/2026