Zjarri i madh në Vranisht të Vlorës, rrezikohen banesat! Ndërhyhet nga ajri me avionë “Air Tractor” dhe helikopterë

28 Gusht 2026 | 17:34

Situatë kritike është paraqitur nga flakët në fshatin Vranisht të Bashkisë Himarë. Sipas raportimeve, zjarri me përmasa të mëdha ka shpërthyer gjatë orëve të fundit, duke vënë në rrezik disa banesa të zonës, ndërkohë e gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Në mbështetje të forcave zjarrfikëse të Bashkisë Himarë, të cilat vijojnë prej orësh përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarrit, është nisur edhe një helikopter i dytë, si dhe një avion tip Air Tractor.

Mësohet se flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi në terren, duke vështirësuar ndërhyrjen e forcave në tokë. Për shkak të situatës, është kërkuar ndërhyrja nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Sakaq, në ndihmë të zjarrfikësve të Himarës vijnë dhe zjarrfikësit e Vlorës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situatë alarmante në Pukë, Mali i Tërbunit përfshihet nga zjarret

Pasditen e sotme mali i Tërbunit është përfshirë nga zjarri. I favorizuar nga erërat dhe kushtet e terrenit, zjarri po përhapet duke rrezikuar dhe djegur...
21:40 | 06/09/2026

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive, situatë problematike vijon te Mali i Dajtit

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat më të fundit mbi situatën e zjarreve. Sipas njoftimit, gjatë ditës 6 shtator, ora 20:00, janë raportuar 20...
21:34 | 06/09/2026

Nurellari: Protesta në shesh të jetë reflektim për partitë e reja!

Analisti Adri Nurellari ka folur mbi protestën e cila po i afrohet ditës së saj të 100-të, ku sipas tij kjo lëvizje është një sinjal...
21:26 | 06/09/2026