Ky është mjeti tip “BMW” i cili u përplas në orët e para të mëngjesit me një strukturë betoni, duke shkaktuar vdekjen e 3 të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve.
Automjeti është shkatërruar thuajse plotësisht. Paraprakisht, dyshohet se drejtuesi i mjetit K. V., 25 vjeç ka humbur kontrollin mbi mjetin, ka rënë në kanal dhe më pas është përplasur me një strukturë betoni.
Viktimat janë drejtuesi i automjetit, K. V., 25 vjeç, si dhe pasagjerët S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç.
Dy pasagjerë të tjerë, një 25-vjeçar dhe një 16-vjeçar, kanë mbetur të plagosur. Ata janë transportuar drejt Tiranës për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 16-vjeçari raportohet në gjendje të rëndë shëndetësore.













