Qytetarët kanë filluar grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 80-të të revoltës së tyre.
Protetsuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kreut të qeverisë, duke ngritur zërin për krizën ekonomike, rritjen e vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësitë e përditshme me të cilat përballen familjet shqiptare.
Përveç largimit të kryeministrit Rama, kërkesa kryesore e protestuesve mbetet krijimi i një qeverie tranzitore me një mandat 12-mujor. Sipas tyre, ky kabinet i përkohshëm do të ketë si mision kryesor përgatitjen dhe garantimin e kushteve për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme të lira dhe të ndershme.













