Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, në zonën e njohur si Aleksandria.
Dy skuterë janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve.
Të lënduarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ka mbërritur Policia, e cila ka nisur verifikimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.













