Detaje të reja zbardhen në lidhje me krimin e ndodhur sot në Ksamil, ku mbeti i vrarë një turist portugez.
Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, një vajzë dhe një djalë, të cilët u kapën së bashku me 29-vjeçarin Sokrat Vatën, teksa dyshohet se po tentonin ta largonin nga vendi i ngjarjes. Në prani të përkthyesve, ata kanë dhënë versionin e tyre për marrëdhënien me Vatën dhe momentet pas konfliktit.
Sipas dëshmive të tyre, dy shtetasit turq ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes” dhe kishin krijuar një marrëdhënie shoqërore me Vatën. Ata kanë deklaruar se e paguanin 29-vjeçarin për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal.
Top Channel













