Demokratët Europianë kanë reaguar pas protestës së 16 gushtit ku pjesmarrësit raportuan se disa individë të paidentifikuar i kishin sulmuar dhe ishin përpjekur të prishnin demonstratën.
Demokratët Europianë kërkojnë një hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent.
Në reagim theksohet se shqiptarët kanë të drejtë të demonstrojnë lirisht, të kërkojnë llogaridhënie, institucione më të forta dhe ripërtëritje politike.
Demokratët Europianë deklarojnë se e ardhmja evropiane e Shqipërisë varet nga pluralizmi, sundimi i ligjit dhe liria e qytetarëve të saj për t’u organizuar dhe demonstruar pa frikë.
“Gjatë një demonstrate të mbajtur në #Tiranë më 16 gusht nga e ashtuquajtura ‘Lëvizja #Flamingo’, protestuesit raportuan se disa individë të paidentifikuar kishin sulmuar pjesëmarrësit dhe ishin përpjekur të prishnin demonstratën.
Organizatorët kërkuan ndërhyrjen e policisë.
Këto akuza kërkojnë një hetim të shpejtë, të pavarur dhe transparent. Mobilizimi paqësor qytetar duhet të mbrohet nga frikësimi, dhuna dhe, mbi të gjitha, çdo përpjekje për manipulim ose ndërhyrje të brendshme.
Shqiptarët kanë të drejtë të demonstrojnë lirisht, të kërkojnë llogaridhënie, institucione më të forta dhe ripërtëritje politike. E ardhmja evropiane e #Shqipërisë varet nga pluralizmi, sundimi i ligjit dhe liria e qytetarëve të saj për t’u organizuar dhe demonstruar pa frikë.”– shkruhet në reagim.













