Lajme

Ndërron jetë Hasime Tahiri, nëna e deputetit të Aleancës, Besnik Tahiri !

09/01/2026 20:24
nga:Y I

Ka ndërruar jetë Hasime Tahiri, nëna e deputetit të Aleancës, Besnik Tahiri.

Ngushëllime për ndarjen nga jeta ka shprehur ish-kryetari i Aleancës njëkohësisht deputet i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Hasime Tahirit, nënës së kolegut tonë, Besnik Tahiri.Në këto momente dhimbjeje, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Tahiri, bashkëshortit Ruzhdiut, djemve Besnikut dhe Ilirit, të afërmve dhe miqve.Zoti u dhashtë forcë për ta përballuar dhimbjen” ka shkruar Haradinaj në telegramin e ngushëllimit.

Telegrami i plotë i ngushëllimit: