Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të votojë pro krijimit të ndërmarrjes së re komunale të pastrimit, raporton GazetaBlic.
Përmes një reagimi, Rama ka akuzuar LVV-në për bllokim politik lidhur me menaxhimin e mbeturinave, duke iu referuar edhe deklaratave të asambleistit Behar Lahut.
Ai ka thënë se në seancën e ardhshme të Kuvendit të Kryeqytetit do të votohet krijimi i ndërmarrjes së re.
Rama e ka sfiduar VV-në që me votën e saj të dëshmojë nëse është për zgjidhjen e problemit të mbeturinave apo, siç është shprehur ai, “vetëm kundër Përparimit”.


