Lajme

Shpërthim pranë stacionit të trenit në Augsburg të Gjermanisë

09/02/2026 08:36
nga:G B

Në Augsburg të Gjermanisë aktualisht po zhvillohet një operacion policor për shkak të një shpërthimi pranë stacionit qendror të trenit.

“Bild” raporton se si pasojë e shpërthimit është prekur trafiku rrugor dhe transporti publik lokal.

Sipas informacioneve, një objekt ende i paidentifikuar ka shpërthyer, duke lënë për pasojë dy të plagosur. Policia u njoftua rreth orës 03:15 të mëngjesit të së mërkurës.

Ekspertë për lëndët shpërthyese nga Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale të Bavarisë ndodhen në vendngjarje, bëri të ditur policia.

Ndërkaq një perimetër sigurie është vendosur pranë ndërtesës ku ndodhi shpërthimi.

Trafiku hekurudhor është i kufizuar, por trenat vazhdojnë të qarkullojnë përmes linjave të tjera.