Lajme

Daka: Po ta kishte seriozisht VV-ja formimin e institucioneve, presidenti do të ishte zgjedhur moti

09/01/2026 23:20
nga:Genita C

Valdete Daka  ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Daka tha se, nëse VV-ja do ta kishte pasur seriozisht formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, kjo çështje do të ishte zgjidhur shumë më herët.

Sipas saj, një president konsensual nuk mund të zgjidhet vetëm me mbështetjen e një partie politike, por kërkon bashkëpunimin e të gjitha partive.

“Po ta kishte pasur seriozisht VV-ja formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit, moti e kishte zgjedhur. Presidenti konsensual nuk bëhet me një parti, por me të gjitha partitë”, tha Daka në rtv21.