Flash

“Marrëveshja SHBA-Iran mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, Macron mbështet Trump

Lapsi.al 1 June 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të hapë rrugën për një arkitekturë të re sigurie dhe të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të Lindjes së Mesme.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Macron vlerësoi përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump për të përshpejtuar negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit, duke theksuar se Franca mbështet plotësisht arritjen e një marrëveshjeje.

Sipas kreut të shtetit francez, Parisi është i gatshëm jo vetëm të mbështesë procesin diplomatik, por edhe të kontribuojë në zbatimin e çdo marrëveshjeje që do të arrihet mes palëve.

Macron bëri të ditur gjithashtu se misioni ndërkombëtar i ngritur nga Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë është i gatshëm të angazhohet për garantimin e sigurisë së trafikut detar në Ngushticën e Hormuzit sapo të finalizohet marrëveshja.

 

Deklarata vjen në një moment kur komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, me shpresën se një zgjidhje e negociuar mund të ulë tensionet dhe të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit në rajon. 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI