Flash

Berisha reagon pas protestës në Zvërnec: Mbështesim investimet e huaja

Lapsi.al 1 June 2026

Berisha foli sot për gazetarët para Prokurorisë së Posaçme dhe u pyet edhe në lidhje me projektin e Zvërnecin.

Ai u shpreh se nuk është kundër investimeve të huaja.

Berisha: Unë këtu përgjigjem vetëm për çështje të lidhura me SPAK. Unë jam shumë i hapur, por ky nuk është vendi, mund të flasim te selia e PD. Nëse është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj, ishte rrëmbim në duart e policisë, akt i shëmtuar i Policisë së Shtetit.

Së dyti, nuk kam asnjë faqe të atij projekti, megjithëse kam ndjekur me shumë interes të gjitha publikimet që janë bërë. Së treti, PD është një parti që mbështet shumë investimet e huaja dhe qeveria ime ka pasur një ligj që zgjidhte në mënyrë të plotë dhe totale çështjet e pronësisë. 

Ai thoshte se nëse qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale kadastrale, për çdo problem që lind, qeveria i përgjigjet palës me çmimin e tregut. Këtë e vumë sepse me investitorët e huaj vraponin pas pengmarrjes.

Kjo e linte vendin pa investime. Nëse ty si pronar të kanë shkelur të drejtën e pronës, shteti do të të përgjigjet ty me vlerën e tregut. Që kur kemi miratuar këtë ligj, ka pasur zero probleme. Jemi shumë respektuar për çështjen e pronësisë, por mbështesim edhe investimet e huaja.

PD është partia që proteston më fuqishëm se kurrë, por mbështet investimet e huaja, garanton pronat dhe pronarët më një ligj të drejtë. Nuk ka interes më të mbrapshtë se përpjekja për të përzënë investitorët e huaj.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI