Flash

Emilia Clarke zbulon të vërtetën për pagat në “Game of Thrones”

Lapsi.al 1 June 2026

Emilia Clarke ka hedhur poshtë raportimet e vjetra që pretendonin se ajo dhe aktorët e tjerë të serialit “Game of Thrones” fitonin qindra mijëra dollarë për çdo episod.

Në një intervistë të fundit për Variety, 39-vjeçarja, e njohur për rolin e Daenerys Targaryen, tha se shifrat që qarkulluan ndër vite ishin shumë të ekzagjeruara.

“Nuk fitonim aq shumë,” u shpreh Clarke, duke reaguar ndaj raportimeve që në vitin 2014 pretendonin se aktorët kryesorë paguheshin me rreth 300 mijë dollarë për episod.

“E imagjinoni? Do të kisha patur disa Porsche,” shtoi ajo me humor.

Aktorja nuk zbuloi shumën reale që merrte për rolin e saj në serialin e famshëm të HBO-së, por theksoi se raportimet për pagat ishin larg realitetit.

“Game of Thrones” u transmetua nga viti 2011 deri në vitin 2019 dhe u shndërrua në një nga serialet më të suksesshme në historinë e televizionit.

Clarke foli gjithashtu për eksperiencën e saj në serial, duke theksuar se nuk është përballur me pabarazi pagash për shkak të gjinisë.

“Isha gjithmonë e paguar njësoj si kolegët e mi meshkuj. Ishte puna ime e parë dhe nuk u diskriminova si grua për sa i përket pagesës,” kishte deklaruar ajo më herët.

Në intervistën e re, aktorja reflektoi edhe mbi famën që i solli seriali, duke pranuar se ishte e vështirë të kuptonte ndikimin global që kishte arritur.

“E kupton që fama është thjesht një formulë. Sa më pak të jesh në televizion, aq më pak i famshëm bëhesh. Vjen dhe ikën,” tha ajo.

Clarke foli gjithashtu për sfidat shëndetësore që ka kaluar gjatë xhirimeve të serialit, duke kujtuar aneurizmat cerebrale që rrezikuan jetën e saj në vitet 2011 dhe 2013.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI