Flash

PD anulon Foltoren/ Berisha: Do mbështesim tubimin kundër terapisë hormonale për transgjinorët

Lapsi.al 1 June 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se ditën e sotme nuk do të zhvillojë Foltoren e përjavshme para kryeministri, po në të njëjtën orë është njoftuar dhe tubim i aktivistëve dhe qytetarëve të cilët kanë dalë kundër projektit dhe dhunës së ushtruar në Zvernec.

Berisha tha se PD do dalë në mbështetje të Koalicionit të Fëmijëve, të cilët protestojnë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për të terapinë hormonalë për transgjinorët.

“Do të diskutohet, sot ka disa aktivitete tani, kemi disa probleme sot. Sot është dita e fëmijëve, por Koalicioni për Familjen ka vendosur, më thonë se edhe ai do bëjë një protestë.

Dhe shanset janë që ne të mbështesim sot protestën e koalicionit për familjen. Sepse, është 1 qershori. Ju e patë që, po kjo do njoftohet. Ju e patë domethënë, se në ç’mënyrë më kriminale, perverse, Edi Rama me Salën, me këtë ministren, vendosën që të përdorin terapinë për ndryshimin e gjinisë tek 14-vjeçarët.

Jashtë çdo lloj, jashtë çdo lloj kriteri, qoftë biologjik, qoftë sociologjik, qoftë të përgjegjësisë. Kjo është t’ia rrëmbesh prindërve fëmijën nga gjiri i tyre.

Dhe ky është një akt i shëmtuar, antiligjor, nuk jemi kundër, më fal, ka një moshë të caktuar në të cilën fëmija, se nuk jemi t’i injorojmë, diskriminojmë, jo. Por jemi, mosha më ideale është mosha e përgjegjësisë, 18-22 vjeçare. Çdo veprim para kësaj moshe është një atentat në identitetin njerëzor. Dhe unë shpreh solidaritetin tim me aleancën për familjen”, tha Berisha para SPAK.

Të këshilluara

Telat me gjemba të Zvërnecit/ Pikat ku manipuloi Edi Rama

Kryeministri e justifikoi rrethimin e pronës private me lejen e infrastrukturës të lëshuar per te kryer studimin mjedisor. Por vallë për këtë qëllim u angazhuan nje kompani sigurie "e neveritshme" badigardë të dhunshëm dhe tela me gjemba? Per kaq gënjeupolicia e shtetit?

12:01

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI